Partizani është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2022/2023. Të kuqtë kurorëzojnë në mënyrë perfekte këtë edicion, i cili ka qenë mjaft i luftuar.
Pas triumfit 2-0 me Teutën, drejtori i të kuqve, Elton Marini u shfaq i emocionuar për mediat.
“Ndjesi e veçantë. Kemi punuar shumë dhe do të doja të falenderoja djemtë nga i pari te i fundit, nga lojtari i 37-të deri te presidenti. Kemi qenë të bashkuar, me kokën ulur kishim besim te vetja. Jemi skuadra me mesataren më të re në Superiore. Duhet ta shijojmë, mendoj se e meritojmë. Mendoja se do të isha më i qetë. Skuadra u ribë nga e para, shumëkush nuk kishte besim. Lojtarët e rinj morën dalëngadalë formën e tyre dhe skuadra filloi të performojë dhe krijoi një vetëbesim që na ndihmoi.
Do të doja të falenderoja presidentin Demi pasi kemi nisur një projekt disa vjecar. Kemi ndarë një vizion bashkë. Ne kemi luajtur me 3-4 lojtarë të ditëlindjes 2003, ky është projekti jonë, nuk dua ta prishim. Ky është fillimi i një cikli.
Politika jonë është të mos bëjmë kontrata afatshkurtra. Kemi lojtarë me kontrata 2025-26-27. Kemi dakordësim me Hadrojn dhe Rrapajn për rinovimin. Kjo tregon se do të bëjmë një performancë të mirë në Kupat e Europës. Duam të krijojmë një cikël.” – tha ai.