Pasi deklaratës së Sali Berishës që e konsiderontë si vegël të kryeministrit Rama, Basha ka vendosur të përgjigjet këtyre akuzave. Ish-kryetari i Partisë Demokratike me anë të një reagimi në Tëitter, shprehet se halli i Berishës është tjetër, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij. Basha thekson se nëse Berisha do të kishte sulmuar Berishën aq sa sulmon të gjithë ata që nuk mendojnë nëjsoj si ai, rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 Majit nuk do të sihte aq dëshpërues për opozitën.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, tha Basha.
Një ditë më parë Lulzim Basha u shfaq me një grup të rinjsh, një aktivitet që u pa si një sinjal i rikthimit të tij në fushatë për garën e kreut të PD-së, ku prezantoi një platformë të bazuar në 3 shtylla kryesore. Berisha zgjodhi sot të përdorte Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit Berisha me tone humori u shpreh se nuk ka asnjë lloj interesi dhe se ndihet aspak i trembur dhe se Basha është një vegël e Ramës. Sipas tij axhenda e Bashës planifikohet nga kryeministri Edi Rama. “Çfarë më tremb mua? Këtë e përdor Rama si do. Mos bëni shaka”, u përgjigj Berisha.