Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e kreut të ri të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, I cili u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.Personi i cili i ka bërë audio-përgjimin Belerit, sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë Arsen Rama. Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për media se rasti, mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij. Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.
“Nuk kemi dijeni, cdo gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Nuk e dimë fiks rolin që ka patur i dyshuari në dosje. Nuk kam pasur kontakt përvec ditës që është arrestuar Fredi Beleri.
Policia ka marrë vetëm vëllain në orën 3, babain dhe disa familjarë, kanë dhënë dëshminë, nuk kanë pasur lidhje. Nuk janë takuar dhe s’kanë marrë asnjëherë lekë.
Me Fredin kam pasur kontakte të vazhdueshme dhe nuk është diskutuar kjo pjesa e lekëve, listave. Për Fredin si person, për ne është një mik i mirë, s’kemi pasur probleme të kësaj natyre. Për ne është situatë shumë e vështirë“- tha ai.
Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjarë teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin sipas Abdul Ramës familja e tij por edhe i vëllai, në dijeninë e tij kanë patur vetëm marrëdhenie pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i vetë Belerit.
Abdul Rama pohon se asnjëherë ai vetë, babai i tij, familjarë të tij të shoqëruar edhe në polici, nuk kanë patur kontakt me Fredi Belerin për të blerë prej tij votat, madje sipas tyre kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Madje edhe familjarët e tij pohojnë se biseda të tilla për votat nuk kanë patur asnjëherë
Më gusht 2020 familja Ramaj u bënë fatkeqësisht pjesë e një tragjedie. Robert Rama, së bashku me bashkëshorten Mirelën, dhe dy djemtë e tij Arsenin dhe Abdulin dolën në det. Varka e peshkimit u mbyt teksa si pasojë e përmbysjes së saj mbeti pajetë Mirela Rama.