Ditën e sotme është gjetur e braktisu një foshnje në Golem. Bëhet e ditur se foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që policia ka mundur të identifikoj dhe gjej nënën e foshnjes, e cila e kishte braktisur fëmijën e saj ditën e djeshme. 22-vjeçarja me iniciale D.S është shpallur në kërkim. Mësohet se 22-vjeçarja e kishte lënë foshnjen e saj disa javëshe pranë një shkurreje të mbështjellë me batanije.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Teksa po kalonte aty pranë, një kalimtar pa vogëlushen dhe me shpejtësi e ka transportuar atë në spitalin e Durrësit, ku dhe mori përkujdesjen mjekësore. Pra, tashmë foshnja është dërguar në spitalin pediatrik në Durrës. Ndërkohë mëasohet se policia e shtetit është njoftuar nga autoritetet spitalore.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Kavajë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.