Me datë 1 mars 2023, vendi jonë u trondit nga krimet makabre të vrasësist të femrave, Dan Hutrës, i cili vra 3 gra dhe plagosi 3 të tjera brenda një dite.
Ndërkohë që mbrëmjene djeshme është transmentuar pjesa e dytë e intervistës me Dan Hutrën, zhvilluar nga nga Spartak Koka për Klan Plus. Gjatë gjithë bisedës telefonike të Dan Hutrës nga burgu 302, evidentohet që ai nuk shfaq asnjë shenjë pendese madje tregon gjakftohë të gjithë procesin që ndoqi për të ekzekutuar personat që kishte qëllim t’i eliminonte. Ndër të tjera ai thotë se Alketës donte t’i priste fytyrën, teksa tregon dhe terrorin që shkaktoi tek shtëpia e vjehrrit. Ndërsa për sa i përket Marjanës, të dashurës së tij që e la të plagosur, Hutra tregon se atë e ndihmoi fati, duke qenë se biçaku që kishte marrë me vete për ta ekzekutuar nuk po hapej në moment. Po ashtu, Dan Hutra thekson se në mënyrë të vetëdijshme, Marjana nuk e ka lajmëruar më pas policinë pas nuk donte që të zbuloheshin gjërat.
Në gjykimin e tij, ai është i lumtur për faktin se nuk ka vrarë njerëz të pafajshëm, pasi në këtë rast të gjithë viktimat ishin objektivi i tij. Sipas Dan Hutrës njerëz të pafajshëm janë ato në rrugë, pra ato që nuk kanë lidhje me të.
Pjesë nga biseda
Dan Hutra: Pasi kam dalë nga burgu nuk jam takuar me asnjë të fisit. Më kanë lut njerëzit më kanë marrë në telefon, unë e kisha ndarë mendjen se çfarë do veproja dhe nuk doja të shkoja te askush. Unë nuk kam qëndruar as në shtëpinë time. Unë i kam kaluar 13 ditë vetëm natën nëpër muzika, deri në orën 3 të mëngjesit, shkoja te hoteli në Institut në Kodër të Institutit.
Pyetje: A është e vërtetë që atë natë keni qenë në tallava të Kthesa e Kamzës?
Dan Hutra: Ore çdo natë jo vetëm atë natë, çdo natë?
Pyetje: Atë natë ke qene në tallava te kthesa e Kamzës?
Dan Hutra: Po ka qenë. 13 ditë unë nuk ka shkuar në shtëpi, as në fis, as kurrkund, as kam takuar njeri, asnjë gjë. Nuk doja të merrja njeri më qafë se unë e kisha ndarë mendjen se çfarë do bëja. Jam menduar 3 ditë. Këtë histori do ta mbyllja vetëm për hir të Allahut dhe për hir të nënës time. Po nuk më lanë rehat, mesazhe, budalliqe.
Gazetari: Po çfarë të shkruante?
Dan Hutra: Më provokonte si ta shaja, si ta kërcënoja. Dhe një mesazh që i ka dërguar ka qenë atë ditë në Korçë, kur i kam thënë Alketës më lër rehat në hallet e mija, lërë plagën që kam, mos i trazo më gjërat, të lutem i kam thënë. Shih jetën tënde, më lër mua me problemet e mia. Ja niste ajo të qeshurës kur i lutesha unë. I keni mesazhet në telefona.
Gazetari: Pasi dole nga burgu, ku i more lekët të shkoje në tallava e të shpenzoje kaq shumë?
Dan Hutra: Mos pyesni ku i more lekët. Policia e di që unë gjithmonë kam bërë lekë. Edhe këtu brenda, edhe në Drenovë kur kam qenë, kudo, shpenzimet e mija brenda në burg kanë qenë nga 2-3 milion lekë në muaj.
Gazetari: Pse vendose në datën 1 që të kryeje gjithë këto krime? E kishe ndarë mendjen?
Dan Hutra: Jo nuk kishte lidhje data, këto gjëra do ndodhnin shumë më vonë pasi unë do shkoja në burg të vrisja vëllain e Marjanës njëherë.
Gazetari: Po pse vëllain e Marjanës?
Dan Hutra: Ore do t’ja vrisja krejt familje po them. Po kjo nuk ndodhi vetëm për një arsye, pasi unë pash nusen (Alketa), ishte me të plotfuqishmin e zonës, po përgatisnin arrestimin e dytë timin ato.
Gazetari: Arrestimin e dytë?
Dan Hutra: Po po, e sigurtë. Pasi nusja më provokonte janë të gjitha mesazhet në telefon. Ia bllokoj një numër në ËhatsApp dilte me numër tjetër, nuk dija vetëm kur lexoja mesazhet më ikte truri. I kam thënë një ijë herë të lutem më lërë rehat. Atë ditë në Institut kur e kam parë me të plotfuqishmin e zonës duke pirë kafe, më ka ikur truri.
Gazetari: Në cilën ditë, më 1 mars?
Dan Hutra: Jo një ditë para. Me detaje ja kam treguar policisë datën 1 mars. Kam ndenjur deri në orën 3 në tallava, ka shkuar kam fjet te hoteli, në orën 7 ka dal nga hoteli kam shkuar kam pirë kafe te kafja 24-orëshë në Institut. Kisha planifikuar të shkoja fillimisht te Marjana, kisha lënë makinën e parkova makinën, kallashin e kisha brenda në makinë.
Gazetari: Kallashin ku e ke marrë?
Dan Hutra: Kallashin e kam marrë në Kukës e ka fshehur vite vite atë. Madje për fat të mirë ai kuptohet se është shumë i ndryshkur. Ka qene rreth 17-18 vjet në tokë.
Te Marjana unë kam shkuar rreth orës 12 pa 10. Dhe atë ditë kur ka shkuar ta vras, sa më ka parë të shkallët se po zbrisja dyqanin, ka ngelur, u befasua. Tha erdhe tha, po të prisja. Dhe në moment jemi ngjitur dhe kam nxjerrë biçakun nga xhepi. Nuk u hap biçaku. Duke forcuar me dorë u hap, u hap ajo që hap verën dhe ja kam futur me atë e kam gërvishtur. Do ta mbysja dhe me thonj, po u fut njëri në dyqan. Aty dola se unë nuk doja të dështoja, kisha hall me shku te shtëpia e vjehrrit dhe te shtëpia e Ladit.
Jam larguar, makinën kisha lënë të pallati i Marjanës, te Malazezi, kisha parkuar se e kisha më të kollajshme me ik për në Institut. Atë ditë pres dorën unë, nuk e di se si e pres, u futën ca njerëz në dyqan dhe ika. Me dorë të prerë kam shkuar direkt te makina, kam marrë rrugën për në Institut, jam kthyer direkt te vjehrri.
Gazetari: Po makina te Malazezi thua është te kthesa e Kamzës, ke shkuar në këmbë?
Dan Hutra: Po, bravo të qoftë. Po të kishte lajmëruar Marjana policinë nuk do kisha shanse me arrit deri atje. Ajo nuk e ka lajmëruar policinë që mos të zbulohen gjërat.
U afrova afër shtëpisë së vjehrrit. Lashë makinën larg, e dija që kishte kamera aty pasi nuk kisha kaluar fare nga shtëpia e vjehrrit, se natën e ruante policia, dhe ata ngaqë kanë menduar diçka, ata e kanë menduar për natën, por unë e kreva ditën.
Po natën nuk kishe shanse me kalua andej nga shtëpia e vjehrrit se kishte patrulla policie çdo 2 minuta.
Kam zbritur nga makina, kam marrë kallashin edhe një thikë të mirë që kisha marrë mos me e vra nusen veç me i pre fytyrën dhe sa jam futur brenda i kam godit ato të dyja që kanë vdekur. Ajo motra e Alketës deshte me bërtit, i thashë merre çik policinë siç e more at ëdite edhe ja futa të dyjave. Pastaj jam fut brenda. Kjo ka qenë e fortë, (qesh) kur u futa brenda, më thotë Alketa, unë me kallash në orë, ajo më thoshte ç’a dreqin do ti këtu. Dhe ja futa me thikë në fytyrë.
Gazetari: Po nuk doje të vrisje Alketën?
Dan Hutra: Jo, po doja ta vrisja Alketën unë jo e kisha vrarë, por…….., unë kisha 5 karikatorë edhe nja 200-300 fishekë të tjerë.
Gazetari: I ke pasur me vete?
Dan Hutra: Po
Gazetari: Kur u fute brenda, kishe edhe dy fëmijë të vegjël. Njëri fëmijë që dyshohet se është i joti, dhe një fëmijë tjetër.
Dan Hutra: Fëmijën tjetër nuk e kamë parë. Djalin e Alketës po, ka qënë në divan dhe jam kujdesur shumë që të mos ashtu, ka qene shumë i qetë, më i qetë se tani, ja ka futur dhe vjehrrës me kallash nga këmbët. Dhe kjo tha të lutem mos nënën tha, edhe ja futa edhe kësaj nga 2-3 copa nga këmbët.
Pas kam dalë nga Alketa, më flet njëri të dera më thotë ç’a bëre. Unë më kallash në dorë ai thotë ç’a bërë. I thashë ik ore shiko punën tënde.
Ishte çuni i hallës më duket, nuk e di. Se ka një të afërt shumë afër dhe tha ç’a bëre. I thashë ik ore shiko punën tënde. Po desha me e vra unë e vrisja, po të isha psikopat i vrisja. Hipi në makinë, ishin gra e kalamaj se ishin duke u kthyer nga shkolla ishte ora 12 e çerek, 12 e njëzet, një gjë e tillë. Ulërinin o zot i madh. Edhe kam ndaluar makinën se kisha frikë se mos shtyp ndonjë kalama, dhe për këtë falënderoj zotin që atë ditë nuk kam prekur njeri të pafajshëm, nuk kam prekur njeri të pafajshëm. Kështu e gjykoj unë, këto viktimat ju i quani të pafajshëm po këto kanë qenë objekti im që do mbaroja punë. Të pafajshëm do të quaja njerëzit e rrugës.