Një shkarkim i rëndësishëm ka ndodhur ditën e sotme nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe bëhet fjalë për nëndrejtorin e Inspektoriatit të Shëndetit Publik në kryeqytet.
Gjonaj ka thënë se ky shkarkim lodhet me shkeljet ligjore që janë vënë re nga task-forca antikorrupsion, koorinatore e së cilës është vet ministrja.
Shkeljet lidhen me prokurimin e tenderit për dezifektimin e zonave bregdetare dhe urbane, ku sipas saj nuk janë përdorur kritere të njëjta për vlerësimin e ofruesve.
Konfirmoet se deri më tani janë rekomanduar 8 masa disiplonore dhe kjo për shkak të shkeljeve të rënda që kanë bërë zyrtarë dhe punonjës të ndryshëm në institucionet shtetërore.
“Strukturtat antikorrupsion kane verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave.
Nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.
Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomolog”, ka thënë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.