Teksa zgjedhjet lokale po afrojnë dhe vetëm 3 javë na ndajnë nga ato, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton disa problematika në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Avokati Erdion Maçolli shprehet se në disa qendra votimi nuk janë publikuar listat zgjedhore, duke privuar qytetarët të marrin informacionin se ku janë votues, ndërsa në disa qendra listat e afishuara jane dëmtuar e për pasojë qytetarët e kanë të pamundur të identifikojnë emrat. Më me shqetësim avokati i Komitetit Shqiptar te Helsinkit flet për votimin elektronik, ku numri i qytetarëve që po marrim informacion për mënyrën e të votuarit është shumë i ulët. Për pasojë përfaqësuesi i KSHH kërkon më shumë investim nga KQZ për edukimin e zgjedhēsve.
Erdion Maçolli: Komiteti shqiptar i Helsinkite ka për detyrë të monitorojë zgjedhjet, sot ishim në qyetetin e Elbasanit për të parë mënyrëne eorganizimit të këtij procesi, dhe zbatimin e parashikimeve ligjore. Në informacionin që ne kemi marrë dhe kemi përpunuar, kemii arritur të identifikojmë disa problematika, që lidhen kryesisht me publikim e listave zgjedhore, pasi në disa qendra votimi ato nuk janë publikuar. Kjo i privon zgjedhӕsit të informohen se ku janë votës, dhe ata të ushtrojnë në mënyre aktive të drejtën për të votuar. Në qendra të tjera listat kanë qenë të afishuara, por që janë dëmtua çak i ka bërë të paaksesueshme nga qytetarët. Një risi për qytetine Elbasanit është votimi elektronik, një risi shuumë cilësore sepse i jep një tjetër dinamikë organizimit të ngjarjeve. KQZ ka marrë masat e duhura që ky proces të ndjeki eurinë e vetë.
Në Elbasan janë instaluar vetëm tre qendra demostrimi për votimin elektronik në zonën urbane ndonëse elektronikisht do të votojnë edhe banorët nga zonat rurale. Për avokat Meçolli informimi dhe edukimi i zgjedhësve është detyrim ligjor, ndaj duhet ofruar domosdoshmërisht nëpërmjet qendrave lëvizëse.
Erdion Maçolli: Në këto zona, kemi një numër të madh votuesish, të arsimit dhe grupmoshave të ndryshme, në asnjë mënyrë zbatimi i një mekanizmi të tillë teknologjik nuk duhet të bëhet pengesë për ushtrimin e të drejtës së votës. Jemi ende në kohë, 3 javë paar zgjedhjeve që qytetarët ti aksesojnë këto qendra dh pse jo atë të shtrihen në numër. Mund të ketë edhe qendra mobile dhe lëvizëse, dhe pse jo qyetetarët të mund të fitojnë atë praktikën dhe mënyrën e votimit.
Duke parë se interesi i qytetarëve elbasanas për të mësuar pajisjen elektronike është i ulet. Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk mendon se aktualisht cënohet procesi zgjedhor, por kërkon me ngulm rritjen e investimit në këtë dreitim.