Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tashmë larg politikës është bërë pjesë e nismës së Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës në PD, “Dhuro një libër, ndriço një mendje”. Teksa po mbante fjalim, Topalli u shpreh se sot libri është në një sfidë me revolucionin teknologjik, ku u kujdes të theksonte se prej vitesh në godinën e PD-së nuk flitej për kulturën, për librin.
Gjithashtu Topalli u ndal edhe tek zgjedhjet lokale në vendin tonë, që do të zhvillohen pas disa javësh, ku tha se qytetarët duhet të zgjedhin të votojnë njerëz me vlerë dhe jo ato që konsiderohen si më të fortit. Ndër të tjera, ish-kryeparlamentarja nënvizon se sot duhet të ngrihen në piedestal njerëzit e dijes, të vlerës,
“Po të hapësh dritaren sheh e vranë e groposën. Të flasësh për librin sot është sfiduese në revolucionin teknologjik. Prej vitesh në godinën e PD-së nuk flitej për kulturë, nuk flitej për libër.PD jep mesazhe që ne duhet të ngremë në piedestal njeriun e dijes, njeriun e vlerës. Duhet të zgjedhim për kryetar bashkie njerëz me vlerë jo ata që janë më të fortë”, u shpreh në fjalën e saj Jozefina Topalli.
Vlen të theksojmë se Jozefina Topalli ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm ndër vite në politikë si dhe një nga figurat kyc të Partisë Demokratike.