Rasti i dhunimit të 28-vjeçares në Tiranë, Gleard Gusholli ka tronditur opinionion publik. Ndërkohë që avokati i Gushollit pretendoi se i mbrojturi prej tij prej gjashtë muajsh përdorte antidepresantë, e për këtë shkak nuk ka qenë tërësisht i ndërgjegjshëm në veprimet e tij. Mbrojtësi arsyeton gjithashtu se edhe vajza e ka dhunuar Gushollin nën efektin e lëndëve narkotike. 28-vjeçarja ka shpjeguar për policinë se nën kërcënim e shantazh është detyruar edhe të konsumojë lëndë narkotike, pasi nuk kishte rrugëdalje. Në një intervistë për Neës24 28-vjeçarja tha se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa vetë ajo për t’i shpëtuar dhunës ka te tentuar edhe vetëvrasjen. E reja e cila punonte si infermiere në Gjermani braktisi jetën e saj atje dhe nisi bashkëjetesën me 31-vjeçarin, i cili sipas saj e dhunonte sistematikisht. Aktualisht vajza ka lënë spitalin e Traumës dhe është rikthyer pranë të afërmve të saj. Ndërsa, dy vëllezërit, Bledi dhe Erlin Kateshi, Besmir Nurçellari dhe ish-futbollisti Arjan Sheta u liruan nën masën e detyrimit për paraqitje, pasi ndaj tyre rëndonin akuzat e moskallëzimit të krimit dhe dhënies ndihmë të autorit të dhunës. Në seancën me dyer të mbyllura, prokuroria tha se ndaj 31-vjeçarit janë ngritur akuzat e dhunës në familje, nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. Akuza për Gushollin u ashpërsua sepse në fillim ai u akuzua për plagosje, por për shkak të marrëdhënieve të bashkëjetesës, prokuroria tha se duhet të përgjigjej për dhunë në familje.
Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi
Procesi gjyqësor për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme duket se ka marrë një zhvillim të ri, duke dalë nga...







