Skip to content
Të Gjitha

Aferat korruptive, Berisha: Iranianët financojnë inceneratorin e Tiranës

· 2 min lexim

Afera me inceneratorët është një ndër veprat më të mëdha korruptive që është realizuar në vendin tonë, teksa çdo ditë e më shumë dalin në dritë fakte të reja.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se po riciklohen dhe lahen paratë e iranianëve.  Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha e thotë këtë akuzë.

“Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë tek afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane.  Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin.  Edhe në atë kohë kur, afera e djegësve nuk ekzistonte.

Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë, nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësve, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, u deklaroi Piranjave se në aferën e djegësve, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit”, deklaroi Berisha.