Të akuzuar për tjetërsim pronash, Gjykata e Posaçme merr vendimin ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarë të tjerë

GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash në Lezhë. Ish kryebashkiaku dhe 10 të akuzuarit e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre faslisfikim dokumentash dhe pastrim produketesh të veprës penale.
Ndërkohë është marrë parasysh kërkesa e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se më herët ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës, vendosi t’ia ulë dënimin në 3 vite.
Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit.
13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.
Më 18 korrik 2022, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë “Kam ardhur për punët e mia”.