Skip to content
Politikë

Të akuzuar për tjetërsim pronash, Gjykata e Posaçme merr vendimin ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarë të tjerë

· 2 min lexim

GJKKO kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Fran Frrokajt dhe 10 zyrtarëve të tjerë për tjetërsim pronash në Lezhë. Ish kryebashkiaku dhe 10 të akuzuarit e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre faslisfikim dokumentash dhe pastrim produketesh të veprës penale.

Ndërkohë është marrë parasysh kërkesa e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se më herët ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me  vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Fran Frrokaj është hetuar në gjendje të lirë, dhe në shtator të vitit 2020, Shkalla e Parë e dënoi me 4 vite burg, por Apeli i Shkodrës, vendosi t’ia ulë dënimin në 3 vite.

Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit.

13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

Më 18 korrik 2022, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë “Kam ardhur për punët e mia”.