Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. 12 janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 174 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit.
9 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 174 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Lushnje, Berat.
Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,213 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 9 Prill 2023)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 174
Testime totale 2,051,286
Raste pozitive 334,002
Raste të shëruara 330,213
Raste Aktive 185
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 153
Vlorë 8
Fier 8
Shkodër. 4
Berat. 4
Durrës. 3
Korçë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1