Paditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku furgoni i cili transportonte personat që mblidhnin krom, ka dalë nga rruga. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë plagosur pesë pasagjerët dhe shoferi, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash, ndërsa të plagosurit janë nën 18 vjeç. Raportohet se 6 të mitur janë plagosur dhe aktualisht ndodhen në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore që iu nevojitet. Ndërkohë që sipas uniformave blu dyshohet se drejtuesi i furgonit me iniciale Xh. S. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon)”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë me 6 të plagosur.