Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në Pogradec! Plagosen 7 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë (Detajet)

· 2 min lexim

Pasditen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.  Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 mjete, një prej tyre furgon, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.  Emrat e të plagosurve janë: Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi.

Shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve si edhe shpejtësia e lartë ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.   Ndërkohë që, grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.   Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.  Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.