Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka deklaruar votën e tij publikisht që do shkojë për kandidatin Arlind Qorri që përfaqëson “Lëvizjen Bashkë”.
Mbrëmjen e djeshme në orën 23:03 në një emision në “Euro News”, Bushati plasi “bombën”, ndërkohë që një vëmendje të veçantë meriton edhe reagimi i gazetarit Arjan Çani që ishte pjesë e panelit të diskutimit.
@emiljandokita Pse Blendi Fevziu nuk nxjerr me ne studion e tij Andi Bushatin dhe @Arlind Qori ?
Çani shprehet se deklarata e Bushatit do të tremb një ‘takëm’ njerëzish në mediat e pushtetit, por teksa po thoshte këtë në një moment hezitoi dhe devijoi fjalën.
Pasi kujtohet që vetë punon në televizionin “ABC News”, Çani u shpreh që kjo do të mërzis personat që janë në pushtet.
Vlen të theksojmë se pak kohë më parë, nisi “fshesa” dhe “furtuna” në “ABC News”, pas ndryshimit të pronarëve të këtij televizioni. Ndryshimet pasuan me heqjen dhe ndërprerjen e disa programeve që transmetoheshin në këtë televizion si ai i gazetarit Endri Xhafo, “Log”.
Vlen të theksojmë se “ABC News” muajt e fundit ka ndryshuar rrënjësisht, gjë e cila ka shkaktuar reagime të shumta. Duke u vënë në shërbim të pushtetit, televizioni ka humbur besimin e njerëzve, madje një javë më parë gazetari Enkel Demi ironizoi “live” të gjithë situatën që po ndodh.
Së fundi ka ndryshuar orari i emisionit të mëngjesit nga Enkel Demi. Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Enkel Demi, i cili në hyrje të emisionit është shprehur se nga tani e tutje emisioni do të stratojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe jo në 07:00, kjo, jo për dëshirën e tyre, por sepse në orën 07:00 do të jetë emisioni nga Bashkim Hoxha. Gazetari ka shënjestruar pronarët e rinj të televizionit duke thënë se “kështu është bërë kjo punë në ‘ABC’, shto ujë e shto miell”.