Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Klosi ‘deliron’, analisti nuk kursehet: PS fiton sepse kontrollon të gjitha pushtetet për të mbajtur pushtetin

10:57 31/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Partia Socialiste po bën 10 vite radhazi në pushtet, ndërkohë që deliri nuk mungon nga ana e përfaqësuesve të saj.

Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi i argumentoi fitoret e PS-së me aftësinë  që ka për të punuar me të gjithë.   Ndërkohë që analisti Neritan Sejamini e kundërshtoi fort Klosin duke thënë se arsyeja e vërtetë që Partia Socialiste ka fituar lidhet me faktin se tashmë ajo kontrollon të gjitha pushtetet dhe i përdor për të mbajtur pushtetin.

Sipas Sejaminit, PS ka kapur drejtësinë, ekonominë përmes klientelizmit si dhe mediat.

Analisti nuk kursehet ndaj Klosit teksa ishte në emisionin “Të Paekspozuarit” duke i thënë se PS ka krijuar një sistem autokratik që për momentin duket i qëndrueshëm. Sipas tij PS i zhavat qytetarët pastaj kur i intereson i shpërndan lekët në mënyrë që të arrijë plotësimin e objektivave të saj.

Siç është dhe rasti i fundit i premtimeve të kryeministrit Rama për shpërblimin e pensionistëve dhe rritjen e pagës mesatare në vendin tonë.

Biseda në studio

Sejamini: Blendi tha se ne fitojmë se punojmë me të gjithë. Po, fitohet edhe në Serbi, edhe në Turqi, Xhibuti, Burundi, edhe në Çad. Një parti fiton si ju në gjithë këto vendet. Por kjo nuk do të thotë se nëse këtu fitohet ka demokraci, qeverisje, drejtësi. Fitorja juaj është më afër atyre në Serbi, Rusi, Azerbajxhan dhe Bjellorusi. Ky nuk është problemi juaj, as i zgjedhjeve vendore, por problemi i shoqërisë dhe opozitës. Ju nuk fitoni se punoni dhe prodhoni, por fitoni sepse PS-ja sot kontrollon të gjitha pushtetet dhe këto i përdor për të mbajtur pushtetin. Ka kapur mediat, ekonominë përmes klientelizmit, drejtësinë.

Klosi: Ne garojmë me një parti, nuk e di me këtë parti garojmë. Bëheni ju siç u bëtë 2005 me KOP-in e famshëm që bëtë një parti të fortë, gjetët një mekanizëm, u bashkuat, fituat, nuk fituat me votat popullore se ne morëm 100 mijë vota më shumë, por morët pushtetin.

Ne nga 2005-2013 çfarë nuk kemi bërë, kemi punuar fort, që të fitonim në 2013. Tani të punojnë të tjerët, të grupohen, të garojnë me ne, mos e gjeni shkakun e fitores së një force politike te historitë që ju përmendët.

Është histori besimi. A besojnë njerëzit se mund të fitojë kjo partia pa emër, përfaqësuar nga një non grata dhe personazhe komplet të vjetër?

Sejamini: Kjo që thua ti është llogaritja elektorale. Unë po flas për sistemin politik në Shqipëri. Partia juaj është në pushtet, merr edhe të dhënat tona, i përdor, merr paratë dhe i jep kur ka interes. Sot jemi në një situatë kur ju nuk jeni në pushtet se punoni, bëni këto të mira që thoni. Ju jeni në pushtet, se keni ndërtuar një pushtet autokratik që për momentin është i qëndrueshëm. Është një pushtet sa i fortë duket rrëzohet. Ky lloj triumfalizmi dhe arroganca që ju keni, se jemi më të mirët dhe fitojmë, ka të bëjë me faktin se ju jeni autokraci dhe duke qenë se ka mungesë lirie, konkurence dhe demokracie, për momentin e keni më kollaj për të fituar.

 

Të tjera

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi
Aktualitet

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta...

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë
Aktualitet

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin italian Francesco Becchetti, që i kushtoi Shqipërisë rreth 130 milionë euro, qeveria shqiptare ka...

11:38 10/03/2026
Para
“A ka mundësi në një vend normal të bëhet transporti falas?”, Klosi: Më vjen keq që Belindi bën këto gabime

"A ka mundësi në një vend normal të bëhet transporti falas?", Klosi: Më vjen keq që Belindi bën këto gabime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

11:38 10/03/2026
Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.