Skip to content
Kronikë

Qëlloi gruan dhe veten me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë (Detajet)

· 2 min lexim

Një ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Tepelenë, ku 42-vjeçari Lulzim Nanaj, plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi veten.  Blutë bëjnë me dije se 42-vjeçari është vënë në pranga në spital, ku dhe vetë po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Thekosjmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”. Dyshja u konfliktuan në banesën e tyre, për arsye që ende nuk janë zbardhur. Në sherr e sipër, Nanaj mori thikën dhe qëlloi të shoqen, Floreta Nanaj, 40 vjeçe. Më pas, plagosi dhe veten. Të dy u dërguan në spital. 40-vjeçarja u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

 

Njoftimi i policisë Tepelenë

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.