Ditën e sotme një avion, i cili ndodhej në brigjet e Drimadhesit, Himarë krijoi konfuzion në media, ku shumë prej tyre e lidhën rastin e sotëm me atë të rënies së avionit në Divjakë, disa vite më parë.
Në media qarkullojnë fotot e një avioni të ulur në breg të detit në Drimadhë, ndërsa të shumtë kanë qënë ata që kanë ngritur pikëpyetje përse një avion i tillë është ulur pikërisht këtu.
Bëhet fjalë përnjë avion sportiv, për të cilin sapo ka reaguar edhe policia e Vlorës, duke hedhur poshtë çdo dyshim.
Policia sqaron se avioni në fjalë është vendosur aty për turizëm nga pronari i një hoteli.
REAGIMI I POLICISË
Në lidhje me avionin që flitet për në Drimadhë të Himarës, ju sqaroj se është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm!
Nuk ka motorr, qëndron thjeshtë i fiksuar për foto, gjëra të kësaj natyre!
Sa për sqarim njëherë e mirë që të mos haludohet për gjëra të dyshimta!