Ditën e sotme Partia e Lirisë ka organizuar një tryesë për të diskutuar mbi çështjet sociale, ku theksi kryesisht u vendos në dhunën ndaj vajzave dhe grave.
Kreu i PL-së Ilir Meta u shpreh se shifrat e dhunës ndaj grave dhe vajzave janë alarmante dhe se nuk duhen injoruar. Gjithashtu Meta tha se problemet ekonomike-sociale ndikojnë në dhunën ndaj grave. Ai theksoi se këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike.
“Duhet ta dënojmë me gjithë forcën tonë dhunën dhe të bëjmë politika konkrete për izolimin e saj. T’i rrisim me këtë frymë të distancimi nga dhuna fëmijët, t’i edukojmë ata në mënyrë demokratike dhe humane. Të gjithë ne burrat si vëllezër, djem, kolegë, të bëjmë më shumë të nxjerrim shoqërinë tonë nga kjo plagë e dhunës ndaj grave. Politika duhet t’i kushtojë rëndësi investimi këtij fenomeni. Vitin e kaluar mbi 3 mijë raste të dhunës. 6 gra dhe vajza kanë humbur jetën gjatë viti të kaluar, ndërsa 3 prej tyre vetëm muajin e kaluar. Këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike. Fakti që dhe kur popullsia largohet, dhuna në familje rritet. Kjo tregon se keqqeverisja, qasja e saj, padrejtësitë sociale po godasin dhunshëm. Një pikë e paketës sonë është paga minimale për gratë pasi urdhrit të mbrojtjes, integrim në tregun e punës”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.