Një ndër vrasjet më të bujshme në muajin mars, ishte ajo e Jurgen Kurtit.
Vrasja e tij edhe sot është ende enigmë. Sipas hetuesve, vrasja e Kurtit mund të jetë porositur nga jashtë Shqipërisë. Është ky konkluzioni i hetuesve, një muaj nga arrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë vrasje.
Sipas burimeve të “report tv” për të hedhur dritë mbi motivet e këtij krimi Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve që qëndrojnë pas këtij krimi bëjnë, por emrat mbahen secret.
Tre të arrestuarit për vrasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në burg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga gjykata e apelit.
Kurti i njohur si menaxheri i VIP-ave dhe jetës së natës në Tiranë njihej nga policia për precedentët penal, ka qënë i dyshuar për vrasjen e babait të tij edhe për atë të Agim Arapajt në Durrës.
Jurgen Kurti u vra më 18 mars teksa shkonte për në banesën e tij.