Para disa ditësh, kreybashkiaku i PS-së në Bluqizë, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të Bashkisë, kanë rënë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.
Ndërkohë që sot, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u pyet në lidhje me këtë çështje dhe ashtu sikurse pritej tregoi distancim të dukshëm të Partisë Socialiste nga përgjegjësia për gjendjen në të cilën ndodhet Lefter Alla. Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes se Kryesise, Balla tha PS nuk është zyrë avokatie për askënd ndërsa shtoi se në politikë përgjegjegjësite janë personale
“Nuk ka asnjë koment nga ana jonë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Po është e vërtetë që qoftë kryebashkiaku i Bulqizës apo ai i bashksë Lushnje dy vite më parë janë arrestuar nga SPAK për problemet e tyre me drejtësinë e në të dy rastet PS ka mbajtur qendrimin e saj. Në SHBA, FBI shkon në shtëpinë e Presidentit Joe Biden, unë nuk di ti thotë dikush PD amerikane a mbani ju përgjegjësi pse FBI bastis banesn e presidentit. Do ju kërkoja të kuptoni qartë që në politikë përgjegjësitë janë personale”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.