Skip to content
Të Gjitha

Blendi Gonxhja tregon kur u planifikuan ndryshimet në Kodin Rrugor

· 2 min lexim

Teksa disa ditë më para u bënë disa ndyshime në Kodin Rrugor, kreu i DPSHTRR shprehet se masat e rrepta ishin planifikuar që prej muajit korrik të vitit të kaluar.

Sipas tij, ndryshimet nuk kanë lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi te mbikalikimi i TEG-ut, ku humbën jetën tri viktima.  Në një intervistë në “Euronews Albania”, Blendi Gonxhja tha se aksidenti ishte një rast shumë i rëndë dhe është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë.

“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022-shit. Ka qenë shqetësim dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.   Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në ‘TikTok’, ndaj ligjit dhe rregullave.   Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundërreagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, u shpreh kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja.