Mbrëmjen e së dielës kryeqyteti u trondit nga një atentat te “Don Bosko”, ku mbeti aksidentalisht viktimë banakierja e lokalit, 58-vjeçarja Mimoza Paja.
Viktima e pafajshme punonte 16 orë në ditë pasi kishte qiranë për të paguar, borxhe të pashlyera dhe një mbesë 10-vjeçare për të rritur, e cila jetonte me të, pasi prindërit e saj ishin divorcuar. Mamaja e 10-vjeçares pas divorcit ishte martuar në Kosovë, por njerku nuk e kishte pranuar vajzën e vogël në familjen e tij. 10-vjeçarja jetonte me gjyshen dhe përpiqej ta ndihmonte atë në punë aq sa mundej.
Edhe Mimoza Paja, në moshën 5-vjeçare bashkë me dy motrat dhe vëllain e saj mbetën jetimë. Pasi u martua, Mimoza solli në jetë 3 vajza, tashmë të martuara, dhe një djalë beqar. Si një grua e fortë dhe besnike ajo i kishte qëndruar në krah ish-bashkëshortit të saj të sëmurë deri në frymën e tij të fundit 2 vite më parë. Pak kohë më parë ajo kishte humbur vëllain e vetëm dhe tronditjen ende nuk e kishte kaluar.
Teksa po punonte për të siguruar mbijetësën, mes shumë vështirësish ekonomike dhe sociale, jeta e saj u ndërpre nga plumbat e bandave krimianle. Theksojmë se edhe pse ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës akoma nuk ka një të dyshuar për ngjarjen e rëndë.