Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka sulmuar Enkeled Alibeajn duke e konsideruar si një amalgam dhe turp, që është shitur kokë e këmbë tek kryeministri Rama. Baçi është shprehur gjatë një interviste për ‘Euronews Albania’, se Alibeaj është njeriu që e ka dëmtuar më së shumti Partinë Demokratike. Sipas tij, pjesëmarrësit në forumet e Alibeajt janë larguar prej kohësh dhe nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike. Kështu që deputeti I partisë Demokratike Luan Baçi cilëson si inekzistente forumet e Alibeajt.
“Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar.
Ai është një amalgam, është një trup i vërtetë. Alibeaj do të mbahet mend në historinë e Partisë Demokratike, si njeriu që ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike nga kushdo tjetër dhe si një njeri që absolutisht, me veprimet e tij të ndërgjegjshme, e dëmton Partinë Demokratike dhe i shitur te Edi Rama kokë e këmbë”, ka deklaruar deputeti i PD-së, Luan Baçi.