Skip to content
Të Gjitha

U shoqërua në polici, çfarë deklaron shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja keniane

· 2 min lexim

Ditën e sotme është shoqëruar në polici shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja keniane, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë dhe si pasojë humbi edhe jetën pas disa muajve.

Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan Barçi për ta marrë në pyetje, në lidhje me çështjen e Joy Ayokos, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino. Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e keniane.

Kujtojmë se 22-vjeçarja Joy Ayoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë më 13 gusht, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën në 13 shkurt në një spital në Kenia.

Po ashtu po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy. Shoqërimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të dokumentarit të News24.