Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar qytetarët në lidhje me situatën e Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet me dije se janë kryer 342 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

Përkatësisht të infektuarit kanë rezultuar në këto në bashki: 5 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Përmet, Berat.  Janë 126 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 342

Testime totale 2,036,200
Raste pozitive 333,358
Raste të shëruara 329,636
Raste Aktive 126
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 10
Shkodër. 3
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 1
Gjirokastër. 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.