Gjatë seancës së sotme plenare deputeti i PD Edmond Spaho se nëse kryeministri Edi Rama nuk paraqitet në parlament, opozita nuk do të lejojë të diskutohet diçka tjetër përveç aferës “Rama-McGonigal”. Sipas tij Rama duhet të paraqitet dhe t’ju përgjigjet 13 pyetjeve në lidhje me përfshirjen në aferën “Mcgonigal”, si dhe të mblidhet një komision hetimor bashkë me një mocion debati me kohë të pa limituar.
“Jeni narko-shteti i parë me votë ky kryeministri blen zyrtarë të huaj dhe i përdor për axhendën e tij politike. Pse habiteni ju?! Jeni sjellë në kundërshtim me rregulloren duke përjashtuar 19 deputetë, vetëm ju e keni bërë, do të hyni në librin Guinness, me paturpësi.
Vetëm se opozita kërkon të flasë dhe denoncojë këtë regjim. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal dhe opozita bazuar në misioni e saj për të kontrolluar qeverinë, kemi kërkuar një seancë me kryeministrin. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë?
Apo është paralajmëruar të mos flasë sepse çdo gjë që mund të thotë mund t’i përdoren në gjyqet në SHBA. Kemi kërkuar edhe mocion pa afat kohe. Pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat pa kohë, s’do ketë asnjë seancë tjetër këtu. Doni ta acaroni situatën dhe ta çoni në përplasje? Ne do sillemi në proporcion me ju”, tha ai.