Dashi
Dita e sotme mund të sjellë ngjarje shumë të veçanta dhe me një ndikim të madh në jetën tuaj.Vendimet do te jenë me vizione afatgjata. Në aspektin sentimental do të merrni vëmendjen e merituar. Ndërkohë që në punë duhet të jeni më energjik dhe duhet të vlerësoni konkurrencën.
Demi
Do jeni edhe më ambiciozë gjatë kësaj dite dhe mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes. Ju që keni një lidhje do jeni më të vendosur dhe nuk do ndryshoni lehtësisht mendim. Mbrëmja për ju ka për të qenë edhe më e këndshme. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me inat e nxitim sepse mund të gaboni rëndë.
Binjakët
Ditë e bukur do jetë kjo e sotmja, por të tjerëve do iu duhet t’ua thonë gjërat disa herë para se ju t’i kuptoni. Do jeni paksa në ajër. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë. Do i jepni fund luftës së ftohtë me partnerin dhe do mendoni si ta qetësoni situatën.
Gaforrja
Kjo ditë do jetë mjaft dinamike dhe e mbushur me projekte të reja. Entuziazmi do iu shoqërojë gjithë kohës. Tre planetë do bëhen bashke për ju të dashuruarit dhe do iu sigurojnë një mjedis të ngrohtë e plot ngjyra. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah. Ju beqarët më mirë prisni edhe pak ditë sepse po hodhët hapa mundet edhe të lëndoheni nesër.
Luani
Do keni shumë besim në vetvete gjatë kësaj dite e do jeni edhe më realistë nga më parë. Ju që keni një lidhje nuk do dini si të silleni dhe si të veproni me partnerin tuaj. Në shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur nga lënia pas dore e tij, por nga ana tjetër do ngurroni të merrni edhe vendimin e ndarjes. Ju beqarët nuk do keni aspak fat në dashuri kështu që do vazhdoni të mbeteni siç keni qenë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do mundoheni përherë të kuptoni opinionet e të tjerëve dhe do toleroni më shumë se më parë. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më tepër lidhjen dhe do e keni më të lehtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah. Do kaloni momente shumë të këndshme dhe mjaft harmonike. Ju beqarët do jeni më të përkëdhelur nga yjet.
Peshorja
Nëse keni një lidhje merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak çfarë thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe jo e të tjerëve. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa takime. Merruni me diçka tjetër që të mos e mbani mendjen tek dashuria.
Akrepi
Do zgjidheni me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe me më shumë optimizëm për të ecur para. Nëse keni një lidhje dhe nuk tregoheni tolerante me partnerin tua, mund të përballeni me debate shumë të forta që do iu bëjnë të mendoni seriozisht nëse do vazhdoni më tej apo jo. Ju beqarët duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që të shmangni vuajtjet e mëvonshme.
Shigjetari
Gjërat nuk do ecin përherë mirë gjatë kësaj dite, megjithatë mos u brengosni e mos u tregoni pesimistë. Ju të dashuruarve, Saturni do ju nxitë të jeni më shprehës dhe atmosfera do jetë gjithë kohës e ngrohtë. Pasdite mund të shkoni edhe jashtë qytetit dhe të kaloni disa orë ndryshe. Ju beqarët ende nuk do ndiheni gati për të bërë ndryshime radikale në jetën tuaj dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lëvizje.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të logjikshëm e të bëni durim. Gjithçka mund të zgjidhët po ditët të prisni dhe po nuk u treguat mendjemëdhenj. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni heshtjen dhe keqkuptimet t’ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do jeni pafundësisht sharmantë dhe do bini akoma më shumë në sy për shkak të veshjes që do bëni.
Ujori
Më në fund gjatë kësaj dite do jeni më të hapur dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Për ju të dashuruarit gjërat do fillojnë të përmirësohen. Pas një periudhe delikate, do mund të reflektoni dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Edhe ju beqarët ka shumë mundësi ta gjeni sot personin që aq shumë e keni ëndërruar dhe mund të hidhni menjëherë hapa.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni më të motivuar dhe më të vendosur nga më parë kështu që do arrini majat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur. Mund të ketë ndonjë debat te vogël, por kalimtar dhe pa pasoja të rënda. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim në momentin më pak të pritur dhe ka mundësi të filloni të mendoni për me tej.