Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në përfundim të fjalës së tij njoftio protestën e madhe të opozitës e cila do të mbahet të hënën në seancën parlamentare.
“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton.
Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, tha Berisha.
“Çdo ditë të bëjmë gjithçka për ti shkurtuar jetën këtij regjimi. Edi Rama, regjimi i tij, duhet përmbysur një ditë e më parë. Ju siguroj se PD nuk synon gjë tjetër, opozita nuk ka qëllim tjetër përveçse të përmbysë monizmin, të çlirojë shqiptarët nga ky monizëm i egër, i shëmtuar, represiv dhe ti japë përgjigjen më të shpejtë së bashku me aleatët kësaj krize lubi që po përpin shqiptarët.
Në aktet e para pas përmbysjes së këtij regjimi do të jetë dyfishimi i rrogave, minimumi jetik për çdo shqiptar sa rroga minimale, përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët dhe subvencion për çdo prodhim të tyre.