Pas kandidatit për Tiranën Belind Këlliçi edhe mjeku Ilir Alimehmeti mbajti fjalën e tij në podiumin e protestës. Teksa temperaturat janë të ulëta mjeku theksoi se shqiptarët kanë sfiduar të ftohtin për të dalë në protestë.
“Shikoni sa shumë jemi, por janë shumë më shumë ata që i kanë shpresat te ne. Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm ne të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se zemra e qeveritarëve. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni, ka shkuar edhe në nivel ndërkombëtar. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi gjyqësor. Ndaj gjithë këtyre sëmundjeve kemi dy mundësi: të qëndrojmë dhe të përballemi, kemi edhe mundësinë të largohemi. Ne kemi vendosur të qëndrojmë, ne kemi vendosur të largojmë ata që janë shkaktarët e këtyre sëmundjeve. Ne kemi vendosur ta marrim vetë fatij e Shqipërisë në dorë. Do ti luftojmë këto viruse kudo ku të jenë sepse ata nuk ikin vetë, ikin vetëm kur ti heqim ne”, tha Alimehmeti.
Kujtojmë se doktorr Ilir Alimehmeti ishte kandidat në Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës dhe pasi shkoi në balotazh me Këlliçin ai u dorëhoq dhe deklaroi se do mbështeste atë dhe do ishte pjesë e ekipit të tij.