Këtë të shtunë zhvillohet protesta e thirrur nga opozita në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Sali Berisha ndodhet aktualisht në selinë blu, ndërsa ka shkuar në zyrën e tij rreth orës 10:00 dhe pritet që të dalë prej aty rreth orës 12. Ndërkohë, para selisë së PD-së janë mbledhur simpatizantë demokratë, ndërsa dëgjohen herë pas here teksa lëshojnë thirrje kundër kryeministrit Rama.
Kreu i PD deklaroi para protestës se e sotmja do të jetë një revolucion demokratik që do të çojë sipas tij drejt dorëheqjes së kryeministrit.
Aksioni opozitar për këtë protestë erdhi paspublikimit të dosjes McGonigal ku i përfshirë ishte dhe kryeministri Rama. Javët e fundit debatet në Kuvend kanë qenë të ashpra, gjë që ka sjell dhe përjashtimin e 11 deputetëve të PD nga seancat plenare. Nga ato çka u transmetuan dje, mësohet se në protestë do të ketë fjalime nga figura politike të opozitës, ashtu si për çdo herë, por edhe mesazhe nga pjesëmarrësit dhe simpatizantët e tyre. Një tjetër të veçantë që prite të ketë kjo protestë është fakti se grupi i Alibeajt do t’i bashkohen kolegëve të tyre. Ky fakt u konfirmua nga deputeti Gazment Bardhi gjatë një bisede televizive. Dje në një konferencë për mediat Berisha iu bëri thirrje policisë dhe SHISH që të kenë kujdes qytetarët, pasi nëse dikush prej tyre do të lëndohet, do të quhet i persekutuar politik, ndërsa shtoi se persekutorët do përgjigjen edhe pas 30 vitesh.