Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj: “Parku i Kasharit do të jetë mushkëria tjetër e Tiranës, në mandatin tim të dytë”

12:06 28/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Aksionit të bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja tani më kanë filluar dhe në Liqenin e Kasharit. Ky liqen prej shumë vite është shfrytëzuar thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë. Sot po shëndërrohet  në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës.

Bashkia Tiranë bashkë me punonjësit e Operatorit Shtetëror të Energjisë Eelektrike (OSHEE), të cilët kontribuan në shtimit e gjelbërimit në një zonë që po shfrytëzohet jo vetëm si mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, por edhe nga turistët për aktivitete sportive.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi OSHEE-në për përgjegjësinë sociale që tregon duke kontribuar me mbjelljen e 60 pemëve. Ai nënvizoi se OSHEE-ja është tregues se në jo pak raste, falë mirëmenaxhimit, edhe kompanitë shtetërore mund të performojnë më mirë se ato private.

“Është një provë konkrete se kompanitë shtetërore mund të menaxhojnë më mirë edhe se kompanitë private. E kemi parë këtë me kompaninë e pastrimit të Tiranës, me OSHEE-në, dhe besoj fort, si i majtë, si socialist, që po, është e mundur që kompanitë shtetërore, përveç bilancit ekonomik, të kenë edhe një bilanc social. Aksioni i sotëm futet tek tabela e bilancit social. Pra, jo vetëm një kompani që shërben mirë, që mbyll borxhet, jo vetëm që del me fitim dhe është likuide, po një kompani që sheh dhe ka sy, veshë e zemër për nevojat e komunitetit,” – tha ai.

Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër. Kryebashkiaku Veliaj tha se pas konturimit të bregut të liqenit, në mandatin e dytë puna do të vijojë me investime të reja për ta kthyer atë në një park me të gjitha standardet.

“Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t’u patur zili, dhe për të rritur standardin,”-  deklaroi Veliaj.

Në këtë mënyrë, pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana do të bëhet edhe me një “mushkëri” tjetër.

“Kemi punuar në 4 parqe kryesore, liqenore: Parku i Liqenit të Tiranës, parku i Farkës, parku i Vaqarrit, ku kemi bërë mbjellje masive, dhe parku i katërt i Kasharit. Duam që secila zonë të shërbejë si një valvul shkarkimi, e një Tirane, që duam s’duam, me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, ka nevojë të relaksohet, të merret me sport. Brenda mandatit tjetër, e gjithë zona e Njësisë 11, e Njësisë 7, e Njësisë Kashar, po këtu fus edhe jugun e Kombinatit, “Misto Mamen” dhe Yzberishtin, edhe Katundin e Ri, do të ketë një park që është më afër se sa parku i Liqenit,”- deklaroi Veliaj.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë OSHEE-së, Klevis Jahaj u shpreh se kjo nismë është një mënyrë për të kontribuar për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

“Sektori i energjisë normalisht ka një efekt të caktuar në gjithë mjedisin që na rrethon dhe jo rastësisht kemi zgjedhur pikërisht Kasharin, ku kemi edhe dy nënstacione këtu, të cilët kanë një impakt në komunitet dhe në ambientin që na rrethon. Për këtë arsye gjithë punonjësit e Drejtorisë Rajonale e përqafuan këtë nismë të Bashkisë së Tiranës për t’u bërë pjesë dhe për të dhënë një kontribut sado të vogël në fondin total të bashkisë për rritjen e gjelbërimit të Tiranës,” – tha Jahaj.

Etiketa: Bashkia tiraneliqeni kasharitOSSHEpemë

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Ish-kryetari i KQZ-së, regjistrimi i partisë "Bindja Demokratike": "Mospajtim i hapur me ligjin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.