Teksa ndodhemi një ditë para protestës, kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë që të mbaj një qëndrim korrekt ndaj protestuesve ditën e nesërme.
Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje edhe punonjësve të SHIK-ut që të mos futen mes turmës.
Berisha: Protestën e nesërme paralajmeroj policinë që të mbaj qëndrimin korrekt, cdo protestues i lënduar do të quhet i persekutuuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh.
Paralajëmroj punonjësit e SHIK-ut të mos futen fare me turmën se ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shërbën institucionin. Ne departamente kryesore janë antiterrori dhe antidroga dhe e verteta është që nga viti 98 kur në oborrin e ketij institucioni u kap automjeti me 28 kg heroine nga anti droga e policisë, të dhënat e tjera pas largimit të Fatos klosit, që ky institucion të ketë implkimie me drogën nuk ka pasur.
Por ky zoteria , ka shpërbërë njësinë anti drogë dhe ka transferuar shefin, oficerin kryesor të antiterrorit në konflikt të hapur interesi, bashkëshortja e tij ka pasur një kushërirë të parë ushtar të Albagdatit. Ky tani e merr dhe e transferon këtë në një rreth , e lë në mëshirë të fatit dhe ky është një akt hakmarrës. Merr dhe terroron dy apo tre oficere që ishin interesuar , pasi kishin marrë vesh historinë dhë ky është tërbuar pse keni kërkuar për këtë. U bën mbledhje oficerëve, përdorin edhe fjalë vulgare ndaj atyre zonjave, ky po e shndërron në një repart. Është
Po vazhdove të shkelësh ligjin do të kesh probleme shumë madhore me opozitën. Opozita kërkon nga SHISH të qëndroj sic përcakton ligji se ne i cojmë protestat edhe atje. Kemi të bëjmë me institucion të inkriminuara.