Në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ gjatë qendrimit të tij në Elbasan kryeministri Edi Rama ka vizituar dy fabrika të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.
Një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, po shndërrohet në potencial punësimi edhe për banorët e zonës, thotë Rama.
Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, i cili i dhuroi kryeministrit një simbol kinez, ‘Pallatin Perandorak të Pekinit’ nuk munguan batutat.
Biseda
Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po