Skip to content
Bota

“Dera e xhamit të spitalit filloi të…”, rrëfimi rrënqethës i momentit të tërmetit nga një baba sirian

· 2 min lexim

Rrënqethëse janë rrëfimet e të mbijetuarëve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e ditës së djeshme.

Historia e Ismael Alrajn, babait të Mustafait nga spitali al-Dana, në Siri është mjaft prekëse. Ai ka përshkuar momentet e frikshme gjatë tërmetit dhe gjendjen e djalit të tij.

“Ishte si një skenar i fundit të botës. Sa vinte dhe më i fortë bëhej tërmeti. . Hyrja e spitalit, e cila ishte prej xhami, filloi të thyhej. Mendova si do shpëtoj Më pas pash Mustafain duke vrapuar dhe duke qarë. Ai kishte nxjerrë pikon e tij dhe gjaku filloi ti rridhte nga krahu”, tha Ismael Alrajn në një bisedë telefonike.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë eklektike, nuk mund të thërrisnim as njësitë e mbrojtjes civile, ka shtuar më tej Alrajn.  Al-Dana është një qytet afër Turqisë. Të vetmet reaguese ndaj ngjarjeve të tilla është mbrojtja civile, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur që ato të mund të merrnin të gjithë të prekurit.  Ndërkohë ka shkuar në mbi 5 mijë numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri ndërsa operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës.

Reshjet e dendura të shiut e borës po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit, të vëna në garë me kohë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrimtar që goditi orët e para të së hënës Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinjë.