Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aplikacioni “Aktivisti”, PD tregon se si po ‘shfrytëzohet’ administrata

16:01 06/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa qeveria i bën propagandë aplikacionit “Aktivisti”, opozita deklaron se fushata e tij po bëhet nëpërmjet imponimit.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola ka akuzuar qeverinë Rama se detyron punonjësit që të shpërndajë dhe pëlqejë statuset në rrjetet sociale. Ndërkohë ajo shtoi se ky aplikacion bie ndesh me të gjitha ligjet e mundshme të Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare duke cënuar rëndë privatësinë, ndërsa i bën thirrje SPAK të nisë hetimet.

Deklarata e plotë:

Qeveria shqiptare, administrata publike qendrore dhe vendore, janë kthyer prej vitesh në institucione ku nuk mendohet më për hallet e njerëzve, por vetëm si të mbahet në pushtet absolut Edi Rama dhe Rilindja.

Çdokush do të mendonte se në godinat e ministrive apo drejtorive, në orarin zyrtar kryhet detyra për të cilën administrata paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Por, faktet flasin të kundërtën. Dhe këto fakte kanë nisur të publikohen nga vetë zyrtarë të majtë.

Në media është publikuar një dëshmi e këtij zyrtari i cili rrëfen se drejtues të lartë në ministri të cilët janë vendosur me urdhër partie në këtë detyrë, qëllim të vetëm kanë shërbimin elektoral ndaj Partisë Socialiste dhe për këtë fakt janë të ngarkuar të urdhërojnë vartësit të shkarkojnë aplikacionin “Akt1visti”.

Një burim i administratës në kushte anonimati thotë për median se nëse angazhohesh në faqet e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ministrave të tjerë, një like është 5 pikë, një share 15 pikë.

Skandali shkon përtej imagjinatës kur në administrate, në institucionet qendrore dhe vendore, kryhen mbledhje të rregullta për të ndjekur mbarëvajtjen e aplikacionit dhe përdoruesit e tij.

Në vitin 2023 qeveria detyron punonjësit publikë për t’i bërë like, koment dhe share në Facebook etj, postimeve të Edi Ramës, anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe nëse dikush nuk pranon të marrë pjesë në këtë aplikacion, shantazhohen dhe madje pushohen nga puna.

Për më tepër ky aplikacion bie ndesh me të gjitha ligjet e mundshme të Shqipërisë dhe ato ndërkombëtare duke cënuar rëndë privatësinë.

Edi Rama duhet ta kuptojë se është kthyer në qesharak edhe brenda partisë dhe qeverisë së tij.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para
Shumë të zhdukur pas tërmetit në Turqi, mes tyre edhe ish-lojtari i Chelsea

Shumë të zhdukur pas tërmetit në Turqi, mes tyre edhe ish-lojtari i Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.