Dëshmia e sanitares ‘milionere’ Rozeta Dobi ka fundosur Alda Klosin drejtoreshë e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj dhe më pas këshilltare e tij. Kjo e fundit akuzoi Dobin se I kishte vjedhur një shumë prej 120 mijë eurosh të cilat i kishte të dhuruara nga xhaxhai i saj që jetonte në SHBA, i cili fatkeqsisht pak ditë më vonë ndërroi jetë dhe nuk dha dot dëshmi. Klosi hetohet për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale. Dobi është marrë në pyetje në Drejtorinë e policisë dhe sipas gazetares Anila Hoxha ajo mësohet të ketë deklaruar se ka parë shuma të mëdha parash që Klosi sillte në shtëpi dhe sipas saj ia ka lënë ti fshihte.
“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. Mi la ti fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti”, cituan burimet e gazetares Hoxha të ketë rrëfyer pastruesja.
Por krahas Klosit, pastruesja Rozeta Dobi mësohet ta ketë’ngritur stekën’ pasi sipas të ka përmendur në dëshmi edhe Arben Ahmetajn, sipas të njëjtave burime për Anila Hoxhën.
Pasi të merren të gjitha dëshmitë dhe të përmbyllen procedurat hetimore, mësohet se dosja do t’i kalojë për kopetencë SPAK.
Krimi i pastrimit të parave u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish-këshilltarja e Arben Ahmetaj. Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor i ishin grabitur 120 mijë euro dhe e dyshuara kryesore ishte ish-pastruesja e saj Rozeta Dobi. Nga dialogu i tyre policia ushtroi edhe një herë kontroll ku në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri.
Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ndërkohë enigmë ka mbetur fakti se cili është burimi i këtyre shumave të mëdha të parave.
Masa e sigurimit për Berishën/ Argita Malltezi, debat me Vangjelin
Argita Malltezi, vajza e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një debat mbrëmjen e sotme me analistin Lorenc Vangjeli....