Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka deklaruar se McGonigal krahas dosjes që ka në SHBA ka dhe një dosje në Shqipëri. Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në këtë skandal të madh korruptiv.
“Deri tani dy njerëzit më me influencë te McGonigal janë Deripaska me enturazhin e tij dhe Edi Rama me Duçkat e tij”, theksoi kreu i opozitës.
“Tek përpiqej me daljet e tij nga bunkeri në televizion për të mashtruar shqiptarët se Edi Rama nuk është në hetim për aferën McGonigal, e cila përbën jashtë çdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri që ka nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij. Ka dy dosje McGonigal, njëra është dosja njujorkeze dhe tjetra është dosja shqiptare. Kërkohet se çfarë po bën FBI për të vlerësuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI-së, pra influenca e Deripaskës dhe Edi Ramës. Deri tani dy njerëzit më me influencë te McGonigal janë Deripaska me enturazhin e tij dhe Edi Rama me Duçkat e tij, tha Berisha.”