Një tjetër humbje për për familjen Saliaj nga Vora. Djali 20-vjeçar i kësaj familje ka ndërrruar jetë pasi u përplas mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kinostudios , ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i gjarjes duke lënë dhe makinën aty. Kujtojmë se në pak kohë më parë vjerri vraume armë zjarri dhëndrin, Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim. Vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Kudret Saliaj erdhi pas shumë debatesh dhe përplasjesh mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt. Por, fati i keq ka përndjekur familjen, teksa edhe një nga 3 fëmijët ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Informacion paraprak nga Policia e Shtetit
Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, njëzet vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasojë një viktimë.