Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra këtë të enjte. I pari që mori fjalën në foltore deputeti i PD Luçiano Boçi, i cli deklaroi se nuk ka gjetur asnjë shkelje nga deputetët e opozitës që u përjashtuan seancën e kaluar. Fjala e tij u ndërpre në gjysëm nga drejtuesja e seancës Lindita Nikolla dhe më pas deputetët e PD kanë rrethuar foltoren, ndërsa më pas Boçi ka vijuar fjalën, teksa ka kërkuar që sot në këtë seancë, duhej të ishte prezent kreu i qeverisë.
“Tek po lexoja procesverbalin e seancës së kaluar nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD, ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për çështjen e financimit me para në dorë nga kryeministri të McGonigal, për eliminimin e opozitës. Kur opozita kërkon të drejtën e saj ju bëni vazhdimin e skenarit, organizmi dhe zbatimi i eliminimit të opozitës. Është e njëjta formë, paksa në miniaturë. Ky parlament është i korruptuar nga Rama, jo me para… me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet në këtë parlament për t’i hequr fjalën opozitës. Kryeministër të korruptuar bota ka njohur, por kryeministër që korrupton bota nuk ka njohur. Korrupton në dëm të interesave kombëtare. Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar”, u shpreh ai.