Skip to content
Kronikë

Tronditet Gramshi! Burri ekzekuton gruan dhe më pas vëllanë e tij

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh pasditen e sotme.

Një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka ekzekutuar gruan e tij në fshatin Tërvol, dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, me iniciale Sh.S.

Bashkëshorten mësohet se e ka ekzekutuar në banesë, ndërsa vëllanë tek banesa e tij jashtë vreshta, pasi kanë qenë me banesë pranë, njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.

Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik.  Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë u nisën direkt në vendngjarje.

“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.  Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.  Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”– njoftoi fillimisht policia.

Por arratia e autorit të krimit të dyfishtë në Gramsh ka rënë në prangat e Policisë në një periudhë të shkurtër kohore.

“Informacion shtesë/ Policia Gramsh
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë  kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .  Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani  rreth 75  vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta  bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij  Shaqir Sinani”, njoftoi më pas Policia.