Këtë të premte (27 janar) përkujtohet dita botërore e Holokaustit. Një ceremony përkujtimore me temë “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe holokausti” është mbajtur në Tiranë.
Gjatë ceremonisë Ministrja e Jashtme Xhaçka tha se përkujtimi i 6 milionë viktimave është forcim i vigjilencës sonë në luftën kundër çdo forme të anti-Semitizmit dhe urrejtjes racore. Xhaçka e lidhi edhe me situatën aktuale në Ukrainë ku sipas saj duhet që domosdoshmërisht të mbrojmë vlerat e humanizmit, tolerancës, mos-diskriminimit.
“Lufta ndaj antisemitizmit kërkon qasje aktive nga qeveritë, për të ruajtur kujtimin e Holokaustit dhe për të edukuar me vlerat e humanizmit
Shqipëria ka miratuar në Kuvend përkufizimin e antisemitizmit të kësaj aleance dhe ka ka forcuar edukimin për luftën ndaj anti-semitizimit në sistemin arsimor
I kemi dedikuar një Pavijon në Muzeun Kombëtar shpëtimit të hebrenjve të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përvoja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore tregon se çfarë mund të arrijmë kur mbrojmë vlerat njerëzore përballë racizmit dhe urrejtjes.
Shqiptarët ditën të ruajnë vlerat e vërteta njerëzore të popullit tonë. Shqipëria u shndërrua në strehë të sigurt për hebrenjtë, e vetmja në Evropë ku numri i tyre u 10-fishua pas luftës
Shembulli shqiptarëve gjatë luftës na tregon rrugën e ndërtimit të një bote më tolerante dhe pa ndasi.
Shqipëria në KS, prioritet mbrojtjes të drejtave të njeriut si themel i bashkë-ekzistencës paqësore të popujve”