Skip to content
Politikë

Deputetja demokrate i thur vargje kryeministrit: Lol, o xhan, të griu tënja, ha e ha e t’u kalb rrënja

· 2 min lexim

Media dhe politika po “zien” nga skandali në lidhje me arrestimin e ish-agjentit të FBI-së dhe takimeve që ka pasur me kryeministrin shqiptar.

Ndërkohë që deputetja e PD-së, Flutura Açka i ka kushtuar disa vargje situatës së krijuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku u kërkua nga opozita për të sqaruar pozitat e kryeministrit Rama në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal, se ka fshehur takimet me Ramën dhe se ka marrë para nga një shtetas shqiptaro- amerikan. Theksojmë se Rama nuk ndodhej në sallë ditën e sotme.

POSTIMI I PLOTË
Amerika na çoi kartë

Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë
iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,
në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,

paratë në thasë e pyka në garë.

Patronazhistë po qajnë me kujë,
po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,
ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,
satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,
erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,
Hyn ditës shul, del natës lloz