Ditën e sotme policia e Tiranës ka vepruar me dorë të hekurt duke vënë në pranga 3 persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se dy shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa katër tjerë për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit. Një prej tyre për shkak se kanë i alkoolizuar ka përplasur një automjet tjetër, por për fat ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Q., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– G. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
– E. F., 45 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– F. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale