Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Fier, 31-vjeçari humb jetën në servis

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Fierit.

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po punonte në një servis makinash.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një servis në lagjen “11 Janari” të qytetit, ku 31-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po punonte. Viktima siç bën me dije policia është identifikuar si Edi Ikonomi.

Paraprakisht dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ekspertiza pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes.