“Përçarja” duket se do të vazhdojë në Partinë Demokratike. Deputeti Petrit Doda, i cili zuri vendin e Alfred Rrushajt në sallën e Kuvendit, pas dorëheqjes së këtij të fundit është rregjistruar si i pavarur, jo në grupin parlamentar të PD-së. Doda për Balkanëeb ka bërë me dije se këtë vendim të tij ia ka komunikuar dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, tha Doda.
“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”.