Pas bllokimit të akseve kryesore që lidhin qyetetin e Shkodërën me pjesën tjetër të vendit nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët kërkonin të ndaloni kalimin e kryeministrit Rama, tashmë ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Rama nga takimi në Malësinë e Madhe ka thënë që PD-ja ka arritur të çojë në qorrsokak disa grupe njerëzish dhe këtë kërkon të bëjë edhe me Shqipërinë.
“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, shkruan Rama në Tëitter.
Megjithatë rezistenca ka qenë e fortë e këtyre grupeve pasi për më shumë se një orë kanë arritur që të bllokojnë qarkullimin e makinave në të gjitha rrugët lidhëse me Shkodërën. Kryeministri Rama me anë të ndihmës së Policisë së Shtetit ka mundur që të kalojë.