Dita e sotme ka qenë një ditë e rëndësishme dhe kjo sepse drejtues të Policisë së Shteti kanë pasur një mbledhje të rëndësishme me kompanitë e blindave që shoqërojnë paratë drejt Rinasit dhe jo vetëm.
Sipas Report Tv, në takim janë bërë të qarta disa fakte dhe disa detaje që duke filluar që nga sot do të duhen të zbatohen nga të gjitha bankat, shoqëritë e policëve privatë dhe kompanitë e autoblindave.
Mesohet se nuk do të lejohet asnjë polic privat i patrajnuar apo me precedent që të punojë në këtë sektor. Gjithashtu paratë do të transportohen nga stafi i bankave dhe jo më nga policia private. Dhe një pikë shumë e rëndëishme sa i përket një rregulli të ri të vendosur: Asnjë transfertë nuk do të zhvillohet pa praninë e tre blindave, qoftë kjo për shoqërimin drejt Rinasit apo edhe nëse bëhet në të gjithë Shqipërinë.
Ky takim i Policisë së Shtetit ka ardhur si domosdoshmëri pas super grabitjes së ndodhur në 9 prill në Aeroportin e Rinasit.