Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshje me opozitën?/ Balla: Bisedime, por pa shkelur Kushtetutën! Zgjedhjet do të zhvillohen

10:32 26/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ndërkohë që opozita është duke trumbetuar se nuk do të lejojë zgjedhjet lokale pa u plotësuar disa kushte, mazhoranca duket e vendosur për t’i zhvilluar ato pavarësisht situatës së krijuar.

Ditën e sotme pas përfundimit të takimit me deputetët gjermanë, ka qenë vet kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ka thënë se mazhoranca është e gatshme për një marrëveshje, por kjo pa cënuar ligjin dhe Kushtetutën.

“Respektimi i ligjit, i afateve janë detyrime të çdo aktori politik. Kjo nuk varet nga ne, por nga drejtuesit e partive opozitare. Ajo që dua të them është shumë e qartë, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Arsyeja pse PD është jashtë Parlamentit nuk varet nga ne”, ka thënë Balla.

Balla gjithashtu ka thënë një detaj të ri, që Presidenti Meta është duke kërkuar që të organizojë një tryezë me partitë dhe PS është e hapur për këtë gjë, mirëpo kjo gjithmonë pa shkelur ligjin. Në këtë rast Balla i referohej zhvillimit të zgjedhjeve dhe e ka përsëritur edhe një herë se kushdo që përpiqet t’i pengojë ato rrezikon deri në tetë vite burg.

Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar ka thënë se takimi me deputetët gjermanë ka qenë i frytshëm dhe perspektiva evropiane e vendit tashmë është e qartë bashkë me rolin e Gjermanisë, e cila është pro hapjes së negociatave.

“Kujtoj që Mali i Zi apo Serbia kanë hapur një sërë kapitujsh, por kur vjen kapitulli 23, me shtetin e së drejtës, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, që përmblidhen në suksesin e reformës në drejtësi. I kemi të gjitha shanset për të marrë një përgjigje pozitive për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve, vlerësohet roli i Shqipërisë si një faktor stabiliteti, bashkëndamë me kolegun gjerman edhe shqetësimet e përbashkëta për një rritje të ndikimit të vendeve dhe aktorëve të tjerë jashtë BE-së në Ballkan, por që pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan “A”, vazhdim i reformave për anëtarësimin në BE”, ka thënë Taulant Balla.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: takimTaulant Ballazgjedhje

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Detajet e para/ Bie tavani i dhomës së maternitetit, ja si paraqitet situata

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English